U vetëplagos në Malësi të Madhe – Nisin hetimet për 28-vjeçarin, babai dhe vëllai penguan zbardhjen e ngjarjes
Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku u vetëplagos 28-vjeçar, ngjarje e ndodhur në Malësi të Madhe. Lidhur me këtë ngjarje kanë nisur procedimi në gjendje të lirë për 28-vjeçarin, babain dhe vallain e tij. Në njoftimin e policisë sqarohet se për 28-vjeçarin ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi mbante pa leje armën e zjarrit me të cilën dyshohet se u vetëplagos në këmbë, nga pakujdesia, në mal, si dhe nuk ka treguar vendin konkret ku ka ndodhur ngjarja.
Ndërkohë, ky shtetas vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës, ndërsa babai dhe vëllai i 28-vjeçarin janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se kanë fshehur armën e zjarrit, si dhe nuk kanë treguar vendin konkret ku ka ndodhur ngjarja.