U vetëvra në anijen e azilkërkuesve në Britani/ Flasin për Jetë Shqiptare/ Ja me çfarë përballen azilkërkuesit

Daut Dauti

Daut Dauti

Leonard Farruku, 27 vjeç, nga Manza e Durrësit është shqiptari i vetëvrarë në anijen Bibby Stockholm ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani.

Vetëvrasja u bë publike të mërkurën ndërsa mediat raportojnë se azilkërkuesi shqiptar ishte ankuar për gjendjen e tij mendore një ditë para se të vdiste.

I ftuar në “Jetë Shqiptare”, gazetari Daut Dauti që jeton në Britanin e Madhe, u shpreh se nuk ka shumë detaje të dhëna nga Institucionet zyrtare por media tha ai, ka bërë publike informacione dhe detaje.

Identiteti i viktimës, i cili u gjet pa jetë javën e kaluar, është zbuluar nga ‘The Telegraph’, që shkruan se i riu pagoi 4,000 euro për të kaluar Kanalin La Mansh me gomone duke hyrë ilegalisht në Britani verën e kaluar.

“Sipas mediave i është kërkuar ndihma e kërkuar nga ai vetë i cili ka bërrtitur dhe i ka rënë murrit”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai tha  se, pas 3 ose  orëve që ka kërkuar ndihmë, ai ka kryer vetëvrasje.

Sipas medias britanike, Dauti theksoi se ,”gazetat kanë thënë që motra e tij që jeton në Itali ka thënë se vëllai i saj nuk është ankuar për kushtet por është ankuar për sjelljen e përgjegjëseve të kampit të azilantëve.

Më tej gazetar theksoi se, “ka pasur shumë organizata që Bibby Stockholm mos të ndodh duke e quajtur si burg.  

Kjo qeveri është që të bëjë gjithçka që të ndalojë azilkërkuesit që të vijnë në Britani të Madhe”.

Ndërsa avokati Saimir Kumbrija u shpreh se nuk ka pasur informacion në momentin që ka ndodhur ngjarja, sepse sipas tij, Institucionet zbardhën në mënyrë të detajuar ngjarjen, ndaj nuk e kanë publikuar kur ndodhi.

“Shumica e azilkërkuesve janë vendosur dhe në hotele me standarde të mira por problemi është që në këto qendra strehimi të cilat janë ngritur nga qeveria për të kursyer pagesat në hotele, shpesh kanë pasur ankesa për sjelljen dhe diskriminimin që bëhen nga stafet”, u shpreh Kumbrija.

Sipas tij, ka pasur plane që të sjellin dhe anije të tjera që të sjelli dhe anije të tjera për të dekurajuar emigrantët që të mos vijnë në Britani.

“Personat që janë në qendra kampi janë të privuar nga liria e mos daljes por mund të kryejnë aktivitetet normale brenda perimetrit, ndërsa personat që janë në këtë anije-hotel ndikohen shumë nga gjenjda e tyre psikologjike dhe shpirtërore sepse janë të mbyllur dhe në këtë pikë influencojnë shumë tek shëndeti i tyre  mendor”, tha më tej ai.

Duke para situatën në fjalë, Kumbrija theksoi se, “kemi kërkuar që të vihen në dukje dhe kemi kërkuar që të ketë asistencë më të gjerë  të mjekëve

 të shëndetit mendor, në dispozicion dhe në numrin më të madh në këto qendra kampi”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.