nga Mjacaj
Prokuroria e Elbasanit nuk ka përfunduar hetimet mbi vrasjen e ndodhur më 15 dhjetor brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, ku Sokol Mjacaj qëlloi me një armë pistoletë të dënuarin përjetë Arben Lleshi.
Këto hetime janë shkak edhe i mbajtjes në morgun e Tiranës të trupit të pajetë të Lleshit.
Interesit të Radiotelevizionit Shqiptar mbi procedurat e tërheqjes së trupit nga ambientet e morgut, Ministria e Drejtësisë iu përgjigj se duhet të jetë organi i akuzës që të japë lejen në përfundim të hetimeve dhe familjarët të njoftohen për të tërhequr trupin për kryerjen e ceremonisë mortore.
Por në rast të mosinteresimit nga ana e familjarëve për trupin brenda një afati 60-ditor, morgu i Tiranës do të vërë në dijeni institucionet vendore për të bërë varrimin e viktimës.
Arben Lleshi vuante dënimin për vrasjen e një bashkatdhetari në Angli. Më 10 prill 2012 ai ekzekutoi Agim Hoxhën në një apartament në qytetin anglez të Sauthemptonit dhe më pas trupin e tij e dogji në një makinë tip “Mercedes Benz”.
Në maj të vitit 206, Lleshi u ekstradua në Shqipëri, ku më pas u burgos në IEVP Peqin, aty ku u vra nga Mjacaj.
Autori ka deklaruar se me Lleshin kishte konflikt, pasi ky i fundit nuk e kishte pranuar në sektor, por sipas Prokurorisë kjo është thjesht alibi dhe pista kryesore mbetet vrasja me pagesë.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.