U vra nga forcat serbe/ Kuvendi mban një minutë heshtje për Afrim Bunjakun
Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për policin e vrarë në Veri të Kosovës, Afrim Bunjaku
Në seancën plenare të ditës së sotme, Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje për rreshterin e Kosovës Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës në sulmin terrorist serb të 24 shatorit.
Përgjatë seancës së sotme plenare parashikohen diskutime të deputetëve të çështjeve të evidentuara nga zgjedhësit, ku deputetët do të paraqesin shqetësimet e zonave të tyre.
Diskutime – jo më shumë se 4 orë. Minutazhi për diskutimet është si vijon:
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste 129 minuta
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike 60 minuta
Grupi Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 12 minuta
Grupi Parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 12 minuta
Partia e Lirisë 5 minuta
Partia Socialdemokrate 5 minuta
Deputetë jashtë grupeve parlamentare 20 minuta
– Agron Shehaj
– Albana Vokshi
– Edmond Spaho
– Flamur Noka
– Kasëm Mahmutaj
– Luan Baçi
– Merita Bakiu
– Oerd Bylykbashi
– Sali Berisha
– Tritan Shehu