Categories: BotaLajme

“U vra nga Kremlini” – Liderët botërorë reagojnë për vdekjen e Aleksei Navalnit

Shtetarët nëpër botë reaguan të premten të “tmerruar” nga lajmi për vdekjen në burg të opozitarit rus, Aleksei Navalni (o. Alexei Navalny).

47-vjeçari kishte dalë për ajrim në burg, njoftoi Shërbimi Federal i Burgjeve, “kur humbi ndjenjat. U kryen të gjitha veprimet për ta risjellë në jetë, por nuk sollën rezultate pozitive. Vdekja u konfirmua nga doktorët e urgjencës. Shkaqet e vdekjes janë duke u analizuar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov (o. Dmitry), tha se ka vënë në dijeni presidentin Vladimir Putin për ngjarjen.

Bashkimi Europian fajësoi shtetin rus për vdekjen e politikanit rus.

Putini i frikësohet më shumë zërave kundër të popullit. Kjo na kujton se si është Putini dhe regjimi i tij. Le të bashkohemi në luftën për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e atyre që guxojnë të ngrihen kundër autokracisë,” tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen (o. von der Leyen).

Aleksei Navalni luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Për idealet e tij, ai sakrifikoi gjithçka. BE-ja ka qëndrimin se regjimi rus është përgjegjësi i vetëm për vdekjen e tij tragjike,” shkroi presidenti i Këshillit të Europës, Sharl Mishel (o. Charles Michel).

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken (o. Antony) tha se “vdekja e tij tregon dobësitë dhe kalbësinë në zemër të sistemit që ka ndërtuar [Vladimir] Putini. Përgjegjëse është Rusia. Do të flasim me shumë vende të tjera, që janë po aq të shqetësuara për Aleksei Navalnin, sidomos po të dalin të vërteta ato që po raportohen.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, e quajti lajmin e vdekjes një “tmerr”. “Si një nga mbrojtësit më të ethshëm të demokracisë ruse, Aleksei Navalni tregoi kurajë të pabesueshme gjatë gjithë jetës,” shtoi kryeministri Sunak.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se është “thellësisht i prekur” nga lajmi. “Duhet të nxjerrim të gjitha faktet dhe Rusia duhet t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve serioze mbi rrethanat e vdekjes së tij,” tha z. Stoltenberg.

Udhëheqësi i Ukrainës, Volodimir Zelenski (o. Volodymyr Zelensky), deklaroi se ishte “e qartë” që pas vdekjes së Navalnit qëndronte presidenti Putin.

Të njëjtin qëndrim ndau edhe presidenti letonez, Edgars Rinkevic (o. Rinkevics), duke thënë se Navalni “u vra brutalisht nga Kremlini”. “Çfarëdo mendimi të keni për Aleksei Navalnin si politikan, ai u vra brutalisht nga Kremlini. Ky është fakt dhe është diçka që duhet ta dimë për natyrën e vërtetë të regjimit aktual në Rusi. Ngushëllimet familjes dhe miqve të tij,” shkroi z. Rinkevic.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nga Allegri te Conte, 4 kandidatë për stolin e Juventusit

Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të pankinës së Juventusit do të përfundojë…

7 hours ago

Roma, skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në vitin 2025

Askush nuk po bën më mirë se Roma e Ranierit në Evropë: që nga fillimi…

7 hours ago

Kuqeblutë, triumf i thellë në kryeqytet – Vllaznia e futsallës mundi thellë Partizanin me rezultatin 9 me 2

Kalendari i javës së dytë të Kampionatit të Futsallës e ka vendosur ekipin e Vllaznisë…

7 hours ago

Shqiptarët e diasporës – Greta Rraboshta është shembulli i historisë frymëzuese të integrimit në shtetin belg

Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit…

7 hours ago

Korpusi i Paqes vizitë në Pukë – Vullnetarët u njohën nga afër me resurset që ofron zona

Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…

7 hours ago

Shërbimi i transportit urban – Nis vendosja e stolave pritës pranë stacioneve

Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…

7 hours ago

This website uses cookies.