U zgjodh shef i NATO-s, Rutte: Përgjegjësi jo e lehtë. Aleanca, gur themeli për sigurinë kolektive

Mark Rutte ka reaguar pas zgjedhjes si shef i NATO-s këtë të mërkurë, duke e konsideruar “një nder të jashtëzakonshëm”. Në një njoftim në X (dikur Twitter), Rutte e konsideron NATO-n fur themeli për sigurinë kolektive, teksa shton se udhëheqja e Aleancës është një përgjegjësi të cilën ai nuk do ta marrë lehtë.

Po ashtu, Rutte ka falënderuar aleatëve të NATO-s për zgjedhjen e tij si pasardhës të Stolteberg.

Është një nder i jashtëzakonshëm të emërohem Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e marr lehtë. Unë u jam mirënjohës të gjithë aleatëve për besimin e tyre tek unë. Pres me padurim të marr pozicionin me energji të madhe në tetor, si pasardhës i Jens Stoltenberg, i cili i ka dhënë NATO-s një lidership të jashtëzakonshëm gjatë 10 viteve të fundit dhe për të cilin gjithmonë kam pasur një admirim të madh”, shkruan Rutte.

Aleatët e NATO-s zgjodhën këtë të mërkurë kryeministrin holandez, Mark Rutte, si shefin e ardhshëm të NATO-s. Rutte do të pasojë norvegjezin Jens Stoltenberg. Ai do të marrë funksionet e tij si Sekretar i Përgjithshëm nga 1 tetori 2024, kur mandati i Stoltenberg përfundon, pas dhjetë vjetësh në krye të Aleancës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.