U zgjodh zv.president i UEFA-s, Duka: Meritë kolektive, krenari e futbollit shqiptar
Kreu i FSHF-së, Armand Duka u zgjodh në shtator zv.president i UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.
Në një lidhje me Skype për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Duka tregoi edhe përjetimet e tij për marrjen e këtij pozicioni, të cilin e konsideroi si meritë kolektive dhe jo personale.
“Padyshim që jam krenarë për pozicionin e zv.president të UEFA-s, por nuk e konsideroj si meritë personale, por kolektive sepse je zv.president si rezultat i punës dhe rezultateve që ke ne vendin tënd dhe ky rezultat nuk arrihet i vetë. E konsideroj si krenari të futbollit shqiptar që ka një vend në qeverinë e futbollit europian. Padyshim edhe krenari personale”, tha Duka.