Uashington, Biden dhe Scholz do të diskutojnë për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe NATO-n

Kancelari gjerman Olaf Sholc ( Olaf Scholz )është nisur për vizitën e tij të tretë në Uashington që nga marrja e detyrës pak më shumë se dy vjet më parë.
Ai planifikon të takohet në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA Xho Baiden ( Joe Biden ) për të diskutuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, konfliktin në Lindjen e Mesme dhe samitin e NATO-s të kësaj vere.
Pas mbërritjes së tij në mbrëmje, Scholz fillimisht ka një takim me anëtarët e Kongresit amerikan.
Të premten në mëngjes programi përfshin një mëngjes me sipërmarrës amerikanë.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në nëntor.
Biden dëshiron të kandidojë sërish.
Ish-presidenti amerikan Donald Tramp ( Donald Trump ) konsiderohet si sfiduesi më i mundshëm republikan.