Papa Françesku anuloi pjesëmarrjen e tij në procesionin e së Premtes së Madhe në Koloseun e Romës në minutën e fundit, në atë që Vatikani e përshkroi si një përpjekje “për të ruajtur shëndetin e tij” përpara angazhimeve të tjera të javës së Pashkëve.
Ishte hera e parë gjatë papatit të tij 11-vjeçar, që Ati i Shenjtë nuk i merrte pjesë në këtë ngjarje tradicionale, për shkak të shëndetit. Papa Françesku pritej të kryesonte procesionin e Rrugës së Kryqit të së Premtes së Madhe , i cili rishfaq Mundimin dhe kryqëzimin e Krishtit, ndërsa shkroi për herë të parë vetë meditimet që lexohen me zë të lartë në secilën prej 14 ndalesave, të cilat më pas i ndoqi nga shtëpia e e tij në Vatikan .
“Jetojmë në një kohë të pamëshirshme dhe kemi nevojë për dhembshuri“, – shkruante Ati i Shenjtë.
Gjatë javëve të fundit Papa 87-vjeçar ka kërkuar herë pas here një ndihmës për të lexuar me zë të lartë fjalimet e tij, ndërsa anuloi edhe predikimin gjatë të Dielës së Palmës, e cila shënon fillimin e javës së shenjtë.
Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…
Anadolu Efes fitoi ndeshjen e parë nën drejtimin e Luka Bankit, 110-66 ndaj Milanos në…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve të fshehta për një…
Zhvillimi i financave të gjelbra është në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është fokusuar sërish tek vota e diasporës duke apeluar…
Presidenti Bajram Begaj, në pritjen e përvitshme me Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, përcolli…
This website uses cookies.