Udhëheqësit e BE-së bindin Orbanin, arrihet dakordësia për paketën 50 mld euro për Ukrainën

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten (1 shkurt) për të dhënë 50 miliardë euro ndihmë për Ukrainën, duke kapërcyer bllokimin nga Hungaria.

Lajmi u bë me dije nga Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel (Charles Michel), nëpërmjet një postimi në X, dikur Twitter.

Ne kemi një marrëveshje. Unitet. Të 27 liderët ranë dakord për një paketë shtesë prej 50 miliardë eurosh mbështetje për Ukrainën brenda buxhetit të BE. Kjo bllokon financimin e qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën. BE-ja po merr udhëheqjen dhe përgjegjësinë në mbështetje të Ukrainës, ne e dimë se çfarë është në rrezik“, shkruan Misheli.

Marrëveshja vjen pasi politikanët më me ndikim të bllokut u ulën këtë mëngjes me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Orbani kishte vënë veton ndaj marrëveshjes gjatë një samiti në dhjetor. Ai kishte deklaruar se donte një rishikim të politikës së BE-së ndaj Ukrainës dhe kishte vënë në pikëpyetje idenë e angazhimit për të financuar Ukrainën për katër vitet e ardhshme.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, reagoi duke thënë se sot ishte “një ditë e mirë për Evropën”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.