“Udhëtim në Japoni” ishte ekspozita e cila u çel në mjediset e bibliotekës publike “Marin Barleti”. E pranishme në hapjen e kësaj ekspozite ishte ambasadorja e sapo emëruar e Japonisë në Shqipëri Kato Kikuko tha se fotografitë tregojnë mbi natyrën, arkitekturën dhe jetën e qytetarëve japonezë.
“Përshëndetje të gjithëve. Unë jam ambasadorja e tretë në shtetin shqiptar. Dua t’ju falenderoj për ardhjen tuaj këtu në këtë dhe jam shumë e lumtur që t’ju mirëpres në ekspozitën tonë të fotografive. Këto foto të paraqitura pranë jush janë realizuar nga fotografë të ndryshëm profesionistë por jo vetëm. Ka edhe nga studentë shqiptarë që studiojnë në Japoni si Gledis Gjata dhe nga të tjerë fotografë diplomat të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për këtë ekspozitë. Nuk është hera e parë që vjen për publikun shqiptar sepse është një ekspozitë lëvizëse që është hapur më përpara në Tiranë, Berat, Skrapar dhe tani vjen edhe në Shkodër. Kemi mundësinë që përmes kësaj ekspozite t’ju tregojmë disa pamje të veçanta nga Japonia që lidhen me natyrën, arkitekturën, jetën e qytetarëve të Japonisë. Ky nuk është projekti i parë me bibliotekën ‘Marin Barleti’ pasi kemi patur edhe një tjetër ku kemi dhuruar 150 libra në gjuhën japoneze por të përkthyera në anglisht në mënyrë që qytetarët shkodranë të njihen më shumë me Japoninë. Ndërkohë para pak javësh kemi firmosur një kontratë me spitalin e Shkodrës për dhurimin e disa paisjeve mjekësore që i dedikohen shëndetit të vajzave dhe grave pa harruar edhe aktivitetin e gatimit të ngjalave në Shkodër me salca japoneze ndërsa kemi edhe një futbolliste nga Japonia që luan me Vllazninë e vajzave. Unë jam një ambasadore e re që sapo e kam marrë këtë detyrë dhe ne dëshirojmë ta thellojmë këtë bashkëpunim mes Japonisë dhe Shkodrës”.
Drejtorja e bibliotekës “Marin Barleti”, Ledia Dushi dha detaje mbi natyrën e kësaj ekspozite ku kurator është Fatmir Juka Të pranishmit vlerësuan këtë ekspozitë duke njohur më mirë natyrën, kulturën dhe jetën në Japoni përmes fotografive.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.