“Udhëtimi i fundit” mes pellgjeve me ujë/ Banorët thirrje kryetarit të bashkisë Shkodër: Ktheni sytë nga kjo zonë

Të shkosh në ditë me shi në varrezat publike të Shkodrës në Stom Golem, është gati e pamundur për të lëvizur si në këmbë, po ashtu edhe me makinë. Kjo për shkak të rrugës që kalon përmes tyre, e degraduar në pellgje uji.Ka shumë vite në këtë gjendje, megjithatë nuk është ndërhyrë asnjëherë për rregullimin e saj. Kjo ka bërë që shumë varre të dëmtohen nga uji.Një prej banorëve të zonës Zef Toka thotë se është i prekur nga kjo situatë e cila ka 20 vite në këtë gjendje. Zef Toka ka një thirrje për kryetarin e bashkisë së Shkodrës Benet Beci. Prej vitesh shqetësimi për këtë rrugë që kalon përmes varrezave është bërë prezent me dhjetra herë nga mediat dhe qytetarët por nuk është marrë asnjë masë në këtë drejtim për përmirësimin e saj.Kjo gjë tregon edhe mungesën e respektit për ata që nuk jetojnë më.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Udhëheqësit botërorë urojnë Trump për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë

Udhëheqës nga e gjithë bota kanë uruar Donald Trump për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë…

4 hours ago

Begaj uron Trump: SHBA, dëshmi e vlerave të demokracisë

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka uruar Donald Trump, i cili u betua sot (20…

4 hours ago

Moti për ditën e sotme- Vranësira dhe reshje shiu, temperaturat mbeten të ulëta

Dita e sotme do të mbizotërohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti  parashikohet me…

4 hours ago

Trump nënshkruan urdhrat e parë presidencialë, fal rreth 1600 të pandehur për revoltën në Kapitol

Fare pak orë pas betimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…

4 hours ago

Trump mban fjalimin si Presidenti i 47-të i SHBA: Epoka e artë e Amerikës fillon tani!

"Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani," tha Donald Trump në fjalimin e tij…

4 hours ago

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

19 hours ago

This website uses cookies.