Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) bën të ditur se me hyrjen në fuqi të udhëzimit të ri për taksimin e dyfishtë, tatimpaguesit së shpejti do të kenë mundësi të dorëzojnë dokumentacionin elektronikisht.
Deri atëherë, dorëzimi do të kryhet vetëm pranë DPT-së, në faqen zyrtare të së cilës është publikuar edhe formulari.
Administrata Tatimore, ndërkohë ka njoftuar se ka hartuar dokumentin strategjik, përmes së cilit synon ndërtimin e një “administrate të zgjuar dhe moderne, me integritet të padiskutueshëm, të besuar dhe të admiruar”.
Plani fokusohet në katër shtylla kryesore: rritjen e efiçencës së mbledhjes së të ardhurave tatimore duke nxitur përmbushjen vullnetare; modernizimin e sistemeve dhe proceseve të administratës tatimore; progresin organizativ dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, si dhe integrimin në BE dhe përafrimin me standardet europiane. /j.p/
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.