Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi “Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, i cili përcakton detyrimin si për fermerët individualë dhe kur aplikon si “grup fermerësh” duhet të jetë i pajisur me NIPT.
Sipas udhëzimit “grupi i fermerëve” mund të krijohet nga fermerë individualë, persona fizikë dhe/ose juridikë dhe numri minimal i anëtarëve nuk duhet të jetë më i vogël se 7 fermerë. Përjashtimisht, për masën mbështetëse nr. 4, grupi i fermerëve përbëhet nga jo më pak se 4 anëtarë. Në rastin kur një apo më shumë anëtarë të “Grupit të fermerëve”, pas kontrollit administrativ të dokumentacionit apo verifikimit në terren, rezulton se nuk përmbushin kriteret e përfitimit të masës përkatëse, nuk përfitojnë mbështetje as anëtarët e tjerë të grupit.
Financimi i shumës së përfituar bëhet në bankat e nivelit të dytë. Formulari i aplikimit përmban rubrikën për llogarinë bankare të përfituesit, e cila plotësohet që në momentin e aplikimit. Të gjithë aplikantët me status fermer ose person fizik/juridik që kryejnë aktivitet për prodhimin bujqësor dhe blegtoral, para përfitimit duhet të plotësojnë/përditësojnë Regjistrin e Fermës. Kriteret e përcaktuara në pikat më sipër, vërtetohen nga ndërveprimi me regjistra të tjerë elektronik në formën e aplikimit dhe në sistemin elektronik ku trajtohen aplikimet.
Aplikimi do të jetë on-line do të bëhet nga aplikanti në portalin e-Albania. Aplikimet përfundojnë më 19 Prill.
Myftinia e Shkodrës ka shpërndarë ndihma për Shoqatën e Personave me Shikim të Kufizuar. Përfaqësuesi…
Kualifikimi i Vllaznisë në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë ka marrë vëmendjen e Emisionit…
Politikat e qeverisjes lokale shoqëruar me projekte dhe eksperienca inovacionesh për zhvillimin e turizmit të…
Bashkia Shkodër ka përfunduar investimin për mensën studentore, e cila rikthehet pas 18 vitesh mungesë.…
Ky është Halil Xhurreta, 67-vjeç , nga fshati Trush i Shkodrës. Vite më parë në…
“Algoritmet e demokracisë” është libri më i ri që u promovua në mjediset e brendshme…
This website uses cookies.