Udhëzimi/ Viktimat e trafikimit, ngrihet ‘Autoriteti Përgjegjës‘ për identifikimin dhe riintegrimin

trafikimi

trafikimi

Ngrihet autoriteti përgjegjës për identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit. Një udhëzim i përbashkët i 4 ministrive i asaj të Brendshme, të Jashtme, të Arsimit dhe Shëndetësisë, përcakton ngritjen e një autoriteti, i cili do të merret thelbësisht me viktimat e trafikimit.  

Autoriteti Përgjegjës do të jetë struktura mbështetëse e Mekanizmit Kombëtar të Referimit në procesin e identifikimit, referimit për ndihmë, mbrojtje, riintegrim të viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit, në përputhje me procedurat standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit.

Në mbledhjet e Autoritetit Përgjegjës do të ftohen të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Prokuroria kompetente dhe përfaqësues nga anëtarë të tjerë të Mekanizmit Kombëtar të Referimit, në varësi të nevojave për mbështetje dhe ekspertizë, sipas rasteve që do të trajtohen.

“Autoriteti Përgjegjës ndjek regjistrimin dhe raportimin periodik të të dhënave për rastet e trafikimit të identifikuara dhe të referuara nga institucione shtetërore dhe organizatat në përputhje me procedurat standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit.”- thuhet në udhëzimin që publikohet nga rtsh.al.

Autoriteti Përgjegjës hedh dhe administron informacionet në Bazën Kombëtare të të Dhënave për Viktimat e Trafikimit, sipas rubrikave përkatëse, mbi çdo rast të identifikuar dhe të referuar.

Përbërja

Autoriteti përgjegjës do të ketë këtë në përbërje Drejtorin e Drejtorisë së Politikave të Antitrafikut dhe Migracionit në Ministrinë e Brendshme, i cili do të jetë kryetar, një përfaqësues nga Sektori kundër Trafiqeve të Paligjshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit anëtar.

Gjithashtu, do të ketë edhe nga një përfaqësues nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit, përfaqësues nga Sektori i Dhunës në Familje, nga Sektori kundër Krimit Kibernetik, përfaqësues nga Drejtoria Konsullore në Ministrinë e Jashtme, nga Ministria e Shëndetësisë, përfaqësues nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, përfaqësues nga Shërbimi Social Shtetëror, nga Ministria e Arsimit, përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhe kryetarin e Koalicionit Kombëtar të Strehëzave Antitrafik.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.