Categories: LajmeSportFutboll

UEFA dënim me kusht Vllaznisë, qeveria europiane e futbollit, nuk ka veshë për thirrjet anti- shqiptare në Bosnje

UEFA ka vepruar me dorë të rëndë ndaj klubeve shqiptare, pjesëmarrëse në Kupat e Europës në futboll. Qeveria europiane e futbollit, ka njoftuar dënimin me kusht të ekipit të Vllaznisë, pas eliminimit nga Conference League në dy ndeshjet me Valur.

KF Vllaznia ka përfunduar në listën e të dënuarve nga UEFA, e cila i ka ndaluar udhëtimin tifozëve shkodranë në ndeshjen e radhës, që do të luajnë në kompeticionet ndërkombëtare për shkak të incidenteve në tribuna pas ndeshjes së luajtur kundër Valur në Islandë. Ky vendim gjithashtu është i pezulluar dhe hyn në fuqi brenda dy viteve të ardhshme, nëse përsëriten incidente të ngjashme.

Ndërkaq, edhe Klubi i Egnatias është dënuar me një gjobë prej 10 mijë eurosh dhe UEFA ka vendosur për mbylljen e stadiumit të saj për ndeshjen e radhës që do të luajë si pritëse. Sipas UEFA-s shkak është bërë “sjellja diskriminuese e tifozëve” të klubit rrogozhinas. Vendimi për mbylljen e stadiumit gjithsesi, është i pezulluar dhe do të hyjë në fuqi nëse përsëriten incidente të ngjashme brenda një periudhe dyvjeçare.

Ndërkohë, UEFA nuk ka patur veshë për të dëgjuar thirrjet anti shqiptare në tribunat e stadiumit të Borac, me të cilin u përball Egnatia në Champions League, duke u eliminuar nga ky kompeticion. Edhe pse ndeshja u ndërpre për shkak të tyre, UEFA nuk ka marrë asnjë masë kundër boshnjakëve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

13 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

13 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

13 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

13 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

13 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

13 hours ago

This website uses cookies.