UEFA dënon Serbinë dhe Malin e Zi
Serbia dhe Mali i Zi do të luajnë ndeshjet e radhës kualifikuese për Euro 2024 me dyer të mbyllura. Konkretisht më 19 nëntor, kundër Bullgarisë dhe Hungarisë. UEFA e vendosi këtë si ndëshkim për një episod tjetër të thirrjeve fyese nga tifozët e të dyja skuadrave në “derbin” e fundit Serbi-Malit të Zi të luajtur në 17 tetor, të fituar 3-1 nga kombëtarja vendase.
Kjo nuk është hera e parë, pasi të njëjtin fat kanë pasur dy kombëtaret edhe në ndeshjen e luajtur në mars të 2023-shit. Për Serbinë, që është një hap larg kualifikimit për në fazën finale të turneut që do të zhvillohet në Gjermani në vitin 2024, kjo është ndeshja e dytë me dyer të mbyllura pas asaj në shtator kundër Hungarisë, një dënim që erdhi edhe për racizëm edhe për ofendime nga ana e tifozëve.
E përveç stadiumit të zbrazët, federata serbe është dënuar me 90 mijë euro për “mosmarrjen e masave kundër shitjes së biletave në tregun e zi”, ndërsa 20 mijë euro do të paguajë federata e Malit të Zi.