UEFA Futsal Champions League, ndeshjet e Grupit C luhen në Shqipëri

UEFA ka zbardhur kalendarin e ndeshjeve të fazës para-eliminatore të Futsal Champions League 2024/25, teksa në Grupin C merr pjesë edhe kampionia në fuqi e Shqipërisë, Tirana Futsal.

Bardheblutë do të ketë përballë në këtë grup Akaa Futsal (Finlandë), TSV Weilimdorf (Gjermani) dhe Ísbjörninn (Islandë) dhe të gjitha sfidat do të luhen të gjitha në sallën e Parkut Olimpik “Feti Borova” në Tiranë në datat 21, 22 dhe 24 gusht.

Sfida e parë do të jetë ajo mes AKAA dhe Insbjornin, që do të nisë në ora 17:00 më 21 gusht, teksa në të njëjtën ditë, në orën 20:45 po në sallën e Parkut Olimpik do të luhet edhe sfida e dytë mes FC Tiranaës dhe TVS Weilmdorf.

Më 22 gusht do të luhen dy sfidat e tjera të grupit: TVS Weilmdorf – AKAA në ora 17:00 dhe Tirana Futsal – Insbjorninn, që starton në ora 20:45.

Ndeshjet e treta që të grupit do të luhen më datë 24 gusht. Takimi TSV Weilmdorf – Insbjorninn është planifikuar të nisë në ora 17:00 dhe disa orë më vonë, në 20:45 do të luhet sfida Tirana Futsal – AKAA.

Në këtë fazë do të marrin pjesë 32 skuadra europiane të ndara në 8 grupe me katër ekipe secila dhe në turin tjetër do të kualifikohen 8 ekipe. Më konkretisht, 8 skuadrat e renditura në vendet e para. Ky është i katërti edicioni radhazi që FSHF mirëpret ndeshjet e grupit para-eliminator të Futsal Champions League ku merr pjesë edhe kampionia e Shqipërisë.

UEFA Futsal Champions League 2024/2025

Kalendari i ndeshjeve të Grupit C

21.08.2024:

AKAA vs Insbjorninn, ora 17:00, “Feti Borova”

FC Tirana vs TVS Weilmdorf, ora 20:45, “Feti Borova”

22.08.2024:

TVS Weilmdorf vs AKAA, ora 17:00, “Feti Borova”

FC Tirana vs Insbjorninn, ora 20:45, “Feti Borova”

24.08.2024:

TSV Weilmdorf vs Insbjorninn, ora 17:00, “Feti Borova”

FC Tirana vs AKAA, ora 20:45, “Feti Borova”

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.