Categories: LajmeSport

UEFA i beson FSHF-së organizimin e EURO U-17 për vajza

Qeveria europiane e futbollit i beson organizmin e një tjetër turneu të rëndësishëm Federatës Shqiptare të Futbollit! UEFA i ka besuar Federatës shqiptare të futbollit organzimin e kampionatit europian U-17 për vajza, aktivitet që do të nisë në muajin nëntor. Përfgaqësueset që do të marrin janë Bjellorusia, Suedia, Danimarka dhe Greqia.

Ndeshjet do të luhen në stadiumet “Niko Dovana” të Durrësit dhe “Elbasan Arena” në datat 7, 10 dhe 13 nëntor të këtij viti. Skuadrat do të mbërrijnë në Shqipëri në datën 6 nëntor dhe do të stërviten në vendin tonë përgjatë periudhës së përcaktuar nga UEFA.

Takimi i parë i turneut do të jetë Suedi – Greqi, që është planifikuar të luhet në orën 11:00, ndërsa po në të njëjtën ditë në orën 14:00 do të zhvillohet edhe ndeshja Bjellorusi – Danimarkë.

Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më 10 nëntor, me Danimarkën që do të përballet me Greqinë në ora 11:00, ndërsa Suedi – Bjellorusi është programuar të zhvillohet në orën 14:00. Ndeshjet e fundit të turneut do të luhen më 13 nëntor, në të njëjtën orë 11:00.

Greqia do të luajë kundër Bjellorusisë, ndërsa Danimarka do të luajë ndaj Suedisë. Ky është turneu i 8-të që organizohet në Shqipëri nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Studio Sport” në RTSH Shkodra/Futbolli dhe lojrat me dorë në analizën e të ftuarve në panel

Si zakonisht, mbrëmja e së mërkurës sjell në ekranin e RTSH Shkodra, emisionin sportiv, Studio…

14 hours ago

Promovohet “Ose ne…”/Libri i autores Manjola Lloja u promovua në hollin e RTSH Shkodra

Në Radio Shkodra do të niste hapat e parë të një rrugëtimi të gjatë në…

14 hours ago

PD përkujton Ditën e Flamurit/Deputetë, të zgjedhur vendorë dhe drejtues lokalë vendosin kurora tek shtatorja e Luigj Gurakuqit

Ndërsa në sheshin para bashkisë Shkodër është celebruar Dita e Flamurit me ngritjen simbolike të…

14 hours ago

Koncerti me motive kombëtare/Ansambli “Shota” performoi këngë dhe valle tradicionale në teatrin “Migjeni”

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova dhuroi momente elektrizuese për publikun shkodran…

14 hours ago

Irfani, flamurtari shkodran/Me simbolin kombëtar ka kaluar momente të bukura dhe të vështira

Çdo shqiptar i ka të shenjta simbolet kombëtare. I tillë është edhe flamuri kuqezi për…

14 hours ago

Ceremonia e ngritjes së Flamurit/ Autoritetet fetare në Shkodër, mesazh bashkimi për shqiptarët

Si çdo vit, në sheshin para bashkisë Shkodër, është zhvilluar ceremonia zyrtare e festimit të…

14 hours ago

This website uses cookies.