UEFA vendos 10.000 mijë bileta në dispozicion të FSHF-së
Me qëllim që t’i gjenden sa më pranë tifozëve, UEFA ka vendosur që të shesë ndryshe biletat. Pas valës së parë të shitjes, ku tifozët kanë patur mundësi të blejnë rreth 20 milionë bileta në errësirë pra qenë në dijeni të skuadrave të cilat do të lujanë, më katër dhjetor nis edhe edhe vala e dytë e shitjeve.
Në këtë fushatë të dytë shitjesh UEFA ka ka menduar edhe për tifozeritë e organizuara, të cilat për të siguruar biletat duhet të komunikojnë me Federatat përkatëse.
Sipas UEFA-s këto të fundit do të kenë në disipozicion sasi të konsiderueshme biletash për t’ua shitur tifozëve. Kështu për fazën në grupe secila Federatë pavarësisht stadiumit ku luan skuadra e saj ka mundësi të përfitojë deri në 10.000 mijë bileta.
Për fazën e 1/16-avë dhe çerekfinaleve Federatat do të përfitojnë 6000 bileta, për gjysëmfinalet 7000 mijë dhe për finalen 10.000 mijë.