UEFA vendos ku do të luhen finalet e Kupave Kontinentale për vitet e ardhshme
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Dublin, para finales së Europa League midis Atalantës dhe Bayer Leverkusenit dhe mori vendime për një sërë çështjesh.
Këtu përfshihen vendet e ardhshme të garave kontinentale për vitet 2026 dhe 2027. Përfshihet gjithashtu Milano me stadiumin “San Siro” ku pritet të zhvillohet finalja e Ligës së Kampioneve 2027, edhe pse vendimi është “pezulluar deri në shtator” për shkak se Federata Italiane e Futbollit duhet të njoftojë në lidhje me planet për rinovimin e imiantit.
Vendi për finalen e Ligës së Kampionëve 2026 është caktuar “Puskás Arena” në Budapest. Sa i përket Europa League, finalja e vitit 2026 do të luhet në “Beshiktas Park” të Stambollit, ndërsa finalja e 2027 do të luhet në “Stadion Frankfurt” në Frankfurt. “RB Arena” në Leipzig në 2026 dhe “Besiktas Park” në Stamboll përsëri në 2027 janë vendet e përcaktuara nga Ekzekutivi i UEFA-s për Ligën e Konferencave.