Uisner: Nevojiten më shumë rezultate në sistemin e drejtësisë, punoni më shumë mbi llogaridhënien
I ngarkuari me punë i SHBA në Shqipëri, Devis Uisner (Davis Wisner) në fjalën e tij në 111-vjetori të Ditës së Drejtësisë, ka deklaruar se Shqipëria ka ende punë për të bërë në drejtim të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe llogaridhënies.
Uisner theksoi se presioni politik, pritshmëritë e larta të publikut në drejtësi dhe numri i çështjeve të prapambetura, mbeten ende një problem.
“112 vjet më parë, hap monumental për Shqipërinë. Por në 112-vite mbetet më shumë punë për t’u bërë.
Është një kujtesë për të gjithë ne që përkimi i drejtësisë është një parim i pakohë. Ne jemi kaq krenarë për vlerat e përbashkëta të demokracisë, drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Sundimi i ligjit duhet të jetë në qendër të angazhimeve tona. Z.Blinken ishte këtu në muajin shkurt dhe ai tha se reforma në drejtësi nuk është e lehtë.
Shqiptarët duhet të jenë krenar për punën që njerëzit në këtë sallë kanë arritur të sjellin në kuadër të llogaridhënies dhe transparencës, keni nisur të merrni masa kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Nuk ka nevojë të përmendet ky fakt që ju përballeni me sfida të konsiderueshme.
Numri i çështjeve të prapambetura, ka ende nevojë të zhvillohet vetting kalimtar, zhvillimi i standardeve që janë ende të reja, ka presion politik, pritshmëri të larta nga publiku, dhe mbajtja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar llogaridhënies është e rëndësishme dhe duhet të punoni më shumë për këtë”, u shpreh ai.