Ujë në qendër të fshatit / 65 vjeçari nga Suka Dajç tregon vështirësitë
Ky është Zef Pashuku nga fshtai Suka Dajç. Një ditë në javë, ai ia dedikon furnizimit më ujë. Thotë së bën rreth 30 minuta rrugë për të shkuar në qendër të Dajçit aty ku bën edhe furnizimin më ujë të pijshëm për familjen.
I moshuari tregon se uji që është me shpim nuk mund të konsumohet
Çezmja në qendër të fshatit Dajç , sipas banorëve të zonës ka ujin më cilësor, duke bërë që dhjetëra familje të mbushin ujë vetën pranë këtij burimi