Ujërat e zeza në Bunë/Qytetarët: Është me frikë të konsumojmë peshkun
Me këto pamje qytetarët shkodranë përballen çdo ditë kur kalojnë pranë shëtitores së molos, në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës ku derdhen në lum ujërat e zeza të qytetit. Qytetarët shkodranë tregojnë se era e rëndë është e pranishme kur kalon aty, teksa shprehin si shqetësim edhe dëmtimin e resurseve peshkore nga të tilla fenomene. Ujërat e zeza të qytetit shkarkohen vetëm pak metra larg urës së vjetër të Bunës duke ndotur gjithë bregun e fshatrave të Nënshkodrës, që shtrihen në të dy anët e lumit.Shëtitorja pranë lumit Buna është vendi më i frekuentuar nga shkodranët, ndërsa ndotja e lumit është dëmi më i madh ekologjik që i shkaktohet nga pakujdesi ndaj të mirave që ofron natyra.Deri ne vitet 90 këto ujëra derdheshin në Drin në afërsi të Urës së Bahçallekut, ndërsa më vonë u spostuan afër urës së vjetër të Bunës.