Ujësjellësi i Trushit / Pema: Pastruam pusin që ishte shembur në pjesën fundore
Ky është Ujësjellësi i fshatit Trush. Ai furnizon me ujë të pijshëm Njësinë Administrative Velipojë. Shëmbja e pjesës fundore të pusit ka bërë që uji për disa ditë të jetë me ngjyrë. Drejtori teknik i ujesjellës-kanalizimeve Shkodër, Lazër Pema, tha se eshtë ndërhyrë për pastrimin e pusit duke bërë të mundur rikthimin e situatës në normalitet.
Aktualisht ky ujësjellës furnizon rreth 5 mijë banorë me ujë. Këto ndërhyrje nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellësit do të vijojnë edhe në pika të tjera të rëndësishme për të bërë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë. Pema tha se puna po vijon jo vetëm për mirëmbajtjen e ujësjellësit, por edhe në përgatitjen e tij për sezonin veror. Përgjatë verës ky ujësjellës është në funksion 24 orë dhe mbulon rreth 100 mijë vizitorë që i drejtohen Velipojës.