Uji i ndotur në Oblikë / Banorët: Është e nevojshme të ndërtohet rrjeti i ri

uji i ndotur oblike

Banorët e fshatit Oblikë në njësinë administrative Ana e Malit, vetëm 15 minuta larg qytetit të Shkodrës,  prej vitesh përballen me mungesën e ujit të pijshëm dhe për këtë arsye ata janë detyruar që të vendosin depozita mbi tarracat e pallateve. Në këtë fshat janë 13 pallate me rreth 200 familje, të cilat si zgjidhje të vetme kanë gjetur instalimin e çisternave, që po rrezikojnë të shembin tarracat e objekteve.

Familjet e bllokut të pallateve në Oblikë presin zbatimin e një projekti nga Bashkia Shkodër për t’u krijuar kushtet që të furnizohen me ujë të pijshëm pa ndërprerje burimin e të cilit e kanë vetëm pak metra larg vendbanimit.

Edhe ai pak ujë që vjen në çezmat tona është i ndotur, thotë një banor i zonës.

Situata duke se bëhet alarmante në muajt e nxehtë të verës, kur temperaturat rriten ndjeshëm.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.