Uji me shpim, banorët probleme me veshkat / “E sigurojmë ujin e pijshëm me shumë vështirësi”
Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për banorët e njësisë administrative të Dajçit në Bashkinë Shkodër. Mungesa e një ujësjellësi ka detyruar banorët të që bëjnë shpime nëntokësore, por uji ka rezultuar i ndotur duke krijuar probleme shëndetësore për këta të fundit. Këtë problematikë e kanë evidentuar fillimisht specialistët e mjedisit bashkë me specialistët e sektorit të epidemiologjisë ku nga analizat e bëra ka rezultuar se burimet ujore kanë sasi të lartë nitratesh.
Edhe vetë banorët ankohen se kanë probleme të mëdha shëndetësore dhe thonë se kryesisht pjesa më e madhe e tyre vuajnë nga veshkat.
Për të mbushur ujin banorët shfrytëzojnë të vetmin burim tek kisha e fshatit por edhe në këtë zonë ekziston frika se uji është i papijshëm. Ndërkohë burime nga Bashkia Shkodër thonë se janë në dijeni të problematikes dhe brenda një kohe të shpejtë do të gjendet një zgjidhje alternative për furnizimin më ujë të banorëve të Dajçit.