UK Shkodër me administrator të ri / Lezha: Përkushtim maksimal për qytetarët e qarkut Shkodër
Administratori më i ri i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve, Qarku Shkodër është Besmir Lezha. Ndërkohë drejtori i deritanishëm, Mark Molla, dha dorëheqjen pasi merr një tjetër post të rëndësishëm në drejtorinë e përgjithshme të ujësjellësit në Tiranë.
Administratori i ri i Ujësjellësit të qarkut Shkodër, Besmir Lezha, vjen pas një eksperience në drejtim në një prej institucioneve më të rëndësishme siç është Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Gjatë prezantimit u shpreh se do të ketë përkushtimin maksimal për të shërbyer për gjithë qytetarët e qarkut Shkodër.
Në prezantimin zyrtar mori pjesë edhe Flauers Shoshi, zëvendës drejtor i përgjithshëm i AKUM në Tiranë i cili falenderoi drejtorin dhe ish-drejtorin e Ujësjellësit të Shkodrës.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në Shkodër është një prej institucioneve më të rëndësishme tashmë për shkak edhe të zgjerimit duke përfshirë të gjithë qarkun.