ujesjelles kanalizime
Debitorët e Ndërmarrjes Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër, rrezikojnë të mbeten pa ujë të pijshëm pas datës 20 nëntor. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, kjo ndërmarrje njofton se ka ndërmarrë aksion aksion për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm të të gjithë debitorëve në të gjithë territorin që ushtron aktivitetin e saj Shoqëria.
Gjithçka është në mbështetje të dy vendimeve të Këshillit të Ministrave por edhe urdhsrit të drejtorit të përgjithshëm të AKUM- Agjensia Kombëtare Ujësjellës- Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.
Qëllimi i këtij aksioni është ndërgjegjësimi i debitorëve duke i drejtuar ata drejt shlyerjes së plotë të debisë, hyrjes në akt- marrëveshje dhe deri në marrjen e masave, duke ndërprerë furnzimin me ujë të pijshëm. Nga kjo shoqëri shtetërore, kërkohet shlyerja e debive përkatëse deri me datën 20.11.2023 me qëllim që të mos arrijmë në marrjen e masave për ndërprerje të furnizimit me ujë.
Siç dihet, qeveria shqiptare ndërmori një reformë në këtë sektor, duke kaluar të gjitha ndërmarrjet ujësjellës- kanalizime nga administrimi i bashkive, në administrim rajonal, ku 51% të aksioneve i zotëron Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Një nga arsyet e kësaj reforme, ishte pikërisht borxhi i akumuluar në vite nga ndërmarrjet ujësjellës- kanalizime. Tashmë duket ka ardhur momenti që klientët debitorë, të shlyejnë debitë e prapambetura dhe kanë afët deri me 20 nëntot 2023. Pas kësaj date, do tu mungojë sherbimi i furnizimit me ujë të pijshëm.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.