UKQ ndërhyn në Malësi të Madhe/Nivelohen tubacionet të cilët ishin dëmtuar pas vërshimit të ujrave

ukq
Moti i përkeqësuar i kohëve të fundit shkaktoi dëme në lagjen Marshej të Malësisë së Madhe në linjën e furnizimit të kësaj zone por edhe disa lagjeve të Bajzës.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër ka ndërhyrë duke bërë të mundur nivelimin e tubave të cilët nuk ishin në bazamentin e tokës për shkak të vërshimit të ujrave nga reshjet e shiut dhe prurjet e ndryshme në atë zonë.
Drejtori teknik i UKQ sh.a, inxhinier Lazër Pema thotë se ajo linjë e furnizimit me ujë të pijshëm për Marshej dhe një pjesë të Bajzës ndodhej e ekspozuar ndaj agjentëve atmosferik dhe kjo ndërhyrje do të përmirësojë situatën…..Ndërkohë ajo që mbetet një shqetësim është se kanali kullues i ujrave në 90% të kësaj linje në zonën e Marshej të Malësisë së Madhe është i bllokuar nga ndërtimet e banorëve.
UKQ sh.a do të kërkojë edhe bashkëpunimin me bashkinë Malësi e Madhe në mënyrë që kanalet të zhbllokohen dhe kjo linjë furnizimi të mbulohet dhe nivelohet në ato pjesë ku ende ka probleme.