UKQ pastron një km kanal/ Pema: Apel qytetarëve, mos hidhni mbeturina në kanale
Në prag të stinës së reshjeve Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër u angazhua për pastrimin e një prej katër kanaleve më të mëdha që mbledh ujërat e bardha të Shkodrës, në zonën jugore të qytetit në pjesën fundore të lagjes “Mark Lula”.
Ky kanal me një gjatësi 1 kilometër është tejet i rëndësishëm pasi bën të mundur kullimin e ujërave të shiut nga rrugët dhe sheshet e një pjese të konsiderueshme të qytetit të Shkodrës në mënyrë që të mos përmbyten apo edhe uji të kullojë në mënyrë të shpejtë në rastet e reshjeve të dendura të shiut.
Drejtori teknik i UKQ sh.a, inxhinier Lazër Pema tha se kanali i ujërave të bardha ishte i mbushur jo vetëm me bimësi por edhe mbeturina të hedhura pa kriter nga persona të papërgjegjshëm. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime sh.a edhe më përpara ka marrë masat e duhura duke pastruar kanale, tubacione, puseta dhe kuneta në kuadër të planit për përballimin e reshjeve të shiut gjatë dimrit.