UKQ, përgatitje në prag të sezonit turistik, dezinfektohen sheshet kryesore dhe pedonalja e qytetit

Krahas punës së përditshme, kwtw tw mart ,që në orët e para të mëngjesit,Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime u angazhua në larjen dhe dezinfektimin e disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Shkodrës, të cilat kanë një densitet dhe lëvizshmëri të konsiderueshme të këmbësorëve dhe automjeteve. Grupet e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, kanë ndërhyrë në dy pedonalet në qendër të qytetit, rrugën e Gjuhadolit, sheshin “Gjon Pali i I” për të vijuar edhe me akse të tjera të rëndësishme të Shkodrës. Pastrimi, dezinfektimi dhe larja e rrugëve krijon një mjedis më të pastër dhe rrit sigurinë për shëndetin e përdoruesve të këtyre segmenteve të rëndësishme.
Pastrimi i rrugëve dhe shesheve kryesore në zonat turistike , por edhe kudo tjetër, do vijojë pa ndërprerje nga Ujësjellës Kanalizime, qarku Shkodër dhe bashkia Shkodër duke qenë 24 orë në shërbim të qytetarëve.