Ukraina dhe Rusia përfundojnë shkëmbimin e parë të të burgosurve që nga rrëzimi i avionit

Rreth një javë pasi një avion rus u rrëzua duke shkaktuar, sipas Moskës,  vdekjen e të 65 ushtarëve ukrainas të zënë rob nga rusët, dy vendet në luftë kanë shkëmbyer sot ushtarë të njëri tjetrit që I mbanin të burgosure. Rreth 200 ushtarë dhe civilë ukrainas u shkëmbyen me afërsisht të njëjtin numër rusësh që mbaheshin nga ukrainasit.

Të dy palët ndërkohë dhanë shifra të ndryshme për këta robër lufte. Presidenti Volodimir Zelenski u shpreh në platformën telegram se 207 ukrainas ishin kthyer në vendin e tyre, ndërsa Rusia tha se secila palë kishte marrë ekzaktësisht 195 robër lufte. 

Presidenti rus Vladimir putin ndërkohë u shpreh se Moska do të vijonte shkëmbime të tilla dhe se Kievi dukej I hapur për një gjë të tillë. Shkëmbimi I së mërkurës u zhvillua  pasi Rusia akuzoi forcat ukrainase për rrëzimin në datën 24 janar të avionit IL76, në bord të cilit sipas saj ndodheshin robër ukrainas të cilët do të shkëmbeheshin me rusë.

 Megjithatë Moska nuk ka publikuar ndonjë provë që të dëshmojë se në bord të avionin kishte të burgosur. Ukraina është shprehur se nuk kishte informacione se në avion kishte të burgosur. Të dy palët kanë urdhëruar hetimin e rrëzimit të avionit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.