Rreth një javë pasi një avion rus u rrëzua duke shkaktuar, sipas Moskës, vdekjen e të 65 ushtarëve ukrainas të zënë rob nga rusët, dy vendet në luftë kanë shkëmbyer sot ushtarë të njëri tjetrit që I mbanin të burgosure. Rreth 200 ushtarë dhe civilë ukrainas u shkëmbyen me afërsisht të njëjtin numër rusësh që mbaheshin nga ukrainasit.
Të dy palët ndërkohë dhanë shifra të ndryshme për këta robër lufte. Presidenti Volodimir Zelenski u shpreh në platformën telegram se 207 ukrainas ishin kthyer në vendin e tyre, ndërsa Rusia tha se secila palë kishte marrë ekzaktësisht 195 robër lufte.
Presidenti rus Vladimir putin ndërkohë u shpreh se Moska do të vijonte shkëmbime të tilla dhe se Kievi dukej I hapur për një gjë të tillë. Shkëmbimi I së mërkurës u zhvillua pasi Rusia akuzoi forcat ukrainase për rrëzimin në datën 24 janar të avionit IL76, në bord të cilit sipas saj ndodheshin robër ukrainas të cilët do të shkëmbeheshin me rusë.
Megjithatë Moska nuk ka publikuar ndonjë provë që të dëshmojë se në bord të avionin kishte të burgosur. Ukraina është shprehur se nuk kishte informacione se në avion kishte të burgosur. Të dy palët kanë urdhëruar hetimin e rrëzimit të avionit.
Këtë të mërkurë (26 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të dërguar për verifikim në Prokurorinë e…
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…
Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do…
Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës…
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena…
This website uses cookies.