Një diktator të dehur nga pushteti e ka quajtur presidenti ukrainas Volodimir Zelenski homologun e tij rus Vladimir Putin, pasi ky i fundit fitoi zgjedhjet që I dhanë një mandate të pestë në krye të Kremlinit. Gjatë një video fjalimi të mbajtur në orët e vona të së dielës, Zelenski u shpreh se Putin nuk lë gjë të keqe pa bërë vetëm që të zgjasë pushtetin e tij.
“Nuk ka asnjë ligj në këtë farsë që u quajt zgjedhje. Ky person duhet dërguar në Hagë”, theksoi Zelenski.
Në ShBA, një zëdhënëse e shtëpisë së bardhe theksoi se zgjedhjet në rusi nuk ishin as të lira dhe as të drejta, duke pasur parasysh se putin kishte burgosur kundërshtarët e tij politikë ndërsa kishin ndaluar të tjerë që të kandidonin me të.
Sekretari i jashtëm birtanik David Cameron kritikoi votimet në platformën x, duke thënë se ato nuk kishin asnjë ngjashmëri me çka duhet të jenë zgjedhje të lira dhe të drejta.
Pseudo zgjedhje I cilësoi ministria e jashtme gjermane votimet, duke theksuar se Sundimi I Putin ishte autoritar dhe se ai mbështetej tek censura, shtypja dhe dhuna.
Ndërsa ministria e jashtme polake u shpreh se në zgjedhjet ruse ishte e pamundur të kishe një alternative të lirë apo demokratike.
Por, media shtetërore e Koresë së veriut raportoi se udhëheqësi I vendit komunist i kishte dërguar Putin një mesazh ku e uronte për fitoren.
Ndërsa zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze tha se vendi I tij besonte se nën udhëheqjen strategjike të presidentit Xi Jinping dhe presidentit Putin, marrëdhëniet mes Kinës dhe Rusisë do të ecnin përpara.
Në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në Rusi, 71 vjeçari kandidoi për një mandate të pestë në krye të Kremlinit virtualisth i pasfiduar.
Kundërshtarët e tij politikë ose janë në burg ose në azil. Më I zëshmi I tyre , Aleksej Navalnij, vdiq në burg muajin e shkuar. Tre kandidatët e tjerë në fletën e votimit ishin politikanë të profilit të ulët nga parti opozitare që mbështesin linjën e Kremlinit.
Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…
Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…
Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…
Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…
This website uses cookies.