e73633030d2549a7aa6708ca285a77ce
Në grupin C të kualifikueseve të Kampionatit Evropian 2024, Ukraina mundi Maltën me rezultatin 1-3. Në fillim ishin maltezët që shënuan, me Mbong që befasoi ukrainasit me një gjuajtje nga distanca në minutën e 12-të. Por më pas Ukraina e ktheu situatën falë autogolit të Camenzulit në minutën e 38-të dhe penalltisë së fituar nga Mudryk dhe të kthyer në gol nga Dovbyk pesë minuta më vonë. Në finale Mudryk, ylli i Chelseat, shënoi të tretin. Me këtë sukses ukrainasit ngjiten në vendin e dytë me 13 pikë, përpara Italisë (10 pikë) që ra në Ëembley, por me një ndeshje më shumë të luajtur.
Gjithçka është ende e hapur në grupin H kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund. Sllovenia dhe Danimarka kryesojnë me 19 pikë, pasi kanë mundur respektivisht Irlandën e Veriut (0-1) dhe San Marinon (1-2). Duhet theksuar se shteti i vogël iu rikthye shënimit të golit pas 772 ditësh abstenim në ndeshjet zyrtare: Golinucci heroi i mbrëmjes. Forca e tretë në grup është Kazakistani që mundi çuditërisht Finlandën në një rikthim: rezultati përfundimtar, 2-1.
Në grupin G, Hungaria rikuperon dy gola për të marrë një barazim 2-2 në transfertë me Lituaninë dhe kryeson grupin me 14 pikë. Menjëherë pas hungarezëve është Serbia që fitoi 3-1 ndaj Malit të Zi: dopieta e Mitrovic dhe goli i Tadiçit ishin vendimtarë, duke e bërë të kotë golin e barazimit të përkohshëm të Jovetic.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.