Pas aventurës në Euro 2024 është koha që skuadra e teknikut Sylvinho, që sapo ka rinovuar me Shqipërinë, të mendojë për Nations League. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në grupin B1 më 7 shtator në transfertë ndaj Ukrainës. Për këtë ndeshje që do të luhet në fushë neutrale për shkak të luftës, UEFA ka vendosur që të luhet në Çeki në stadiumin “Epet Arena”, duke nisur nga ora 20:45.
Kundërshtari është një emër për t’u respektuar, në Europianin e fundit e mbylli grupin me katër pikë, ndërsa emrat e rëndësishëm nuk mungojnë në listë, duke filluar nga portieri i Real Madrid Andrey Lunin, mesfushori Oleksandr Zinchenko i Arsenalit, apo sulmuesi i Romës Artem Dovbik. Trajneri i përfaqësueses së Ukrainës Sergiy Rebrov ka grumbulluar 9 lojtarë nga Dinamo e Kievit, ekipi ukrainas ka përfaqësimin më të madh, më pas vjen Shakhtar Donetsk me pesë futbollistë.
Një listë që ka bërë zhurmë në Ukrainë, pasi trajneri i mirënjohur Oleg Fedorchuk ka kritikuar zgjedhjet e 50-vjecarit. Në skuadër është rikthyer mesfushori sulmues, Viktor Tsygankov, 26-vjecari ka patur probleme fizike dhe pas tre muajsh jashtë fushave, është bërë pjesë e skuadrës. Përballja e fundit me Ukrainën, Shqipëria e ka zhvilluar në vitin 2018-të, në atë kohë skuadra drejtohej nga Christian Panuçi dhe kuqezinjtë mundeshin me rezultatin 4-1.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.