Ukraina lëshon për herë të parë raketa britaniko-franceze Storm Shadow në Rusi
Ukraina ka lëshuar për herë të parë raketat “Storm Shadow” të prodhuara nga Britania e Madhe në Francë drejt objektivave brenda Rusisë. Ky sulm vjen një ditë pas lëshimit të raketave ATACMS të prodhuara nga SHBA, në Rusi.
Përdorimi nga Ukraina i raketave të furnizuara nga Britania e Madhe për të goditur territorin rus u konfirmua për Reuters nga një zyrtar në kushte anonimiteti.
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov refuzoi të konfirmojë ose mohojë përdorimin e raketave të prodhuara nga Britania e Madhe në Francë.
Kur Umerov u pyet nëse Ukraina përdori raketat Storm Shadoë për të goditur një objektiv brenda Rusisë, ai u përgjigj: “Ne po përdorim të gjitha mjetet për të mbrojtur vendin tonë, kështu që nuk do të hyjmë në detaje. Por ne thjesht po dërgojmë se jemi të aftë dhe në gjendje të përgjigjem.Ne do të mbrohemi dhe do t’i kthejmë grushtet … me të gjitha mjetet në dispozicion.”