Ukraina ka nisur një valë sulmesh me dronë gjatë natës ndaj Rusisë, duke shkaktuar zjarre në dy objekte energjetike ruse.
Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, më shumë se 158 dronë ukrainas shënjestruan 15 rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Moskë.
“Si rezultat i sulmit një zjarr ka shpërthyer në një rafineri nafte në Moskë në një dhomë të veçantë teknike”, tha kryebashkiaku i qytetit.
Në rajonin Tver, u dëgjuan shpërthime të forta pranë termocentralit Konakovo, ku dhe ka marrë flakë një objekt. Zyrtarët lokalë thanë gjithashtu se dronët u përpoqën të sulmonin termocentralin Kashira në rajonin e Moskës, por se si rezultat nuk pati zjarre, dëme apo viktima.
Forcat ukrainase kanë shtuar sulmet me rreze të gjatë brenda Rusisë gjatë muajve të fundit, duke lëshuar një sërë drone në të njëjtën kohë në objektivat strategjikë disa herë në javë.
Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…
Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…
Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…
Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…
This website uses cookies.