Categories: Lajme

Ukraina sulmon një cisterne nafte Ruse/ Çdo shpërthim që ndodh ndaj anijeve ruse…

Ukraina sulmon një cisterne nafte Ruse/ Çdo shpërthim që ndodh ndaj anijeve ruse është hap kundër armikut

Kremlini njoftoi se një cisternë nafte ruse ishte dëmtuar nga një sulm ukrainas me dronë gjatë natës së 4 gushtit në Ngushticën e Kërçit, pranë një ure që e lidh Krimenë e aneksuar nga Moska me Rusinë.

Sipas Qendrës së Koordinimit të Shpëtimit Detar, është duke u punuar për ta rimorkiuar anijen, pasi si pasojë e dëmtimit të motorit, anija nuk mund të lëvizë vetë.

Cisterna e naftës SIG ishte sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2019, për shkak të furnizimit me karburant për aeroplanët e forcave ruse në Siri.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës njoftoi se operacioni special ishte kryer me një mjet detar pa pilot të ngarkuar me 450 kilogramë trotil (tritol) dhe me një skenar klasik me shpërthim.

Kreu i këtij shërbimi (SBU), Vasyl Malyuk tha se rusët duhet të largohen nga ujërat territoriale dhe territoret e Ukrainës nëse duan që shpërthimet të ndalin. “Çdo shpërthim që ndodh ndaj anijeve ruse ose Urës së Kërçit, është hap kategorikisht logjik dhe efektiv kundër armikut.

Operacione të tilla janë ndërmarrë në ujërat territoriale të Ukrainës dhe se kjo është plotësisht ligjore”, tha Malyuk.

Një ditë më parë një anije e Marinës ruse u dëmtuan rëndë në portin Novorossiisk nga një sulm me dron nga ushtria ukrainase.

Sulmet e fundit vijnë dy ditë para bisedimeve ndërkombëtare për luftën në Ukrainë, të caktuar për të nisur më 5 gusht në Arabinë Saudite dhe Rusisë që ishte ankoruar aty, thanë burime të SHSU për Radion Evropa e Lirë.

Burimi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

15 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

16 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

16 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

16 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

16 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

16 hours ago

This website uses cookies.