Categories: BotaLajme

Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin spiun rus

Ushtria ukrainase ka shkatërruar një avion vëzhgues rus A-50, tha komandanti i Forcave Ajrore, Mykola Oleshchuk, më 23 shkurt, pasi ushtria ukrainase dhe zyrtarët rajonalë thanë se të paktën pesë persona u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën në një valë të re sulmesh me dronë dhe raketa që Rusia kreu në disa rajone të Ukrainës.

“Një avion A-50, me nofkën ‘Bayan’ kreu fluturimin e fundit”, shkroi Oleshchuk në Telegram.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në buletinin e publikuar mbrëmjen e së premtes tha se forcat ukrainase kanë zmbrapsur forcat ruse përgjatë gjithë vijës së frontit. Ky shtab njoftoi se gjatë ditës janë zhvilluar 58 përleshje luftarake.

Forcat e armatosura ukrainase veçmas po mbajnë vijën e frontit në zonën afër Marjinskut, ku trupat ruse kanë tentuar për 31 herë që të thyejnë mbrojtjen, tha Shtabi i Përgjithshëm, duke theksuar se ka pasur sulme ajrore edhe në pjesë të tjera të rajonit të Donjeckut.

Ushtria ukrainase tha po ashtu se forcat e saj kanë zmbrapsur gjashtë sulme në zonën e Bahmutit dhe nëntë të tjera në atë të Avdijivkës.

Këto pretendime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Më herët gjatë ditës, Forcat Ajrore ukrainase pretenduan se kanë rrëzuar 23 nga 31 dronët që Rusia lëshoi në disa rajone.

Ushtria tha se nga një sulm me dron në një ndërtesë në qytetin-port të Odesës u vranë tre persona. Në Dnipro, nga një sulm me dron në një ndërtesë banimi u vra një grua dhe u plagosën tetë të tjerë, thanë zyrtarët rajonalë.

Këto raportime vijnë një ditë pasi nisja e pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës të shënojë përvjetorin e dytë. Lufta ka shkaktuar dëme mijëra viktima dhe dëme të mëdha infrastrukturore në Ukrainë citon BBC.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mbyllet faza e rregullt e kampionatit të vajzave, vendosen katër ekipet që do të luajnë në ‘Final 4’

Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…

9 hours ago

PS mbyll fushatën në Shkodër  /  Rama- demokratëve: Me 11 maj minimumi dëgjoni Pavarotin, ose votoni PS

Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…

10 hours ago

Kopliku: Shkodrës do t’i rikthehet madhështia / Kandidati i PD- ASHM  takim përmbyllës me banorët e rajonit nr. 1 në qytet

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike,  Ted Kopliku,  zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…

10 hours ago

Spahia: Qeveri- simbol i krimit / Kandidati i PD- ASHM: Me 11 maj ta ndëshkojmë me votë

Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…

10 hours ago

Sterkaj: Do të jem zëri juaj – Ekipi i kandidatëve të PS-së takim në Velipojë

Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…

10 hours ago

Boçi: Rama është i pashpresë / Drejtuesi politik i PD- së: Po kërkon edhe njëherë t’i imponohet Shkodrës

Rama po kërkon dhe njëherë tjetër  t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…

10 hours ago