Categories: BotaLajme

Ukraina zbeh shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, Kosova dhe Serbia në vijën e fundit

Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia morën lajme pozitive të mërkurën, në lidhje me përpjekjet e tyre për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Por vendet në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit, që kanë pritur vite më rradhë për t’u bërë anëtarë të bllokut më të madh tregtar në botë, duket se kanë rrëshqitur sërish në vendet poshtë.

Në një seri raportesh mbi vendet që dëshirojnë të bashkohen me radhët e bllokut, dega ekzekutive e BE-së rekomandoi që Ukraina e shkatërruar nga lufta duhet të lejohet të hapë bisedimet e anëtarësimit, pasi të ketë adresuar disa mangësi.

Komisioni Evropian lavdëroi Ukrainën, kur trupat ruse nisën një pushtim në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022, duke thënë se qeveria “ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm të forcës institucionale, vendosmërisë dhe aftësisë për të funksionuar”. 

Por KE tha se bisedimet duhet të fillojnë vetëm pasi të Ukraina të ketë trajtuar korrupsionin, shqetësimet e lobimit dhe kufizimet që mund të pengojnë pakicat kombëtare të studiojnë dhe lexojnë në gjuhën e tyre.

Edhe fqinjës së Ukrainës, Moldavia, e cila gjithashtu është tronditur nga pushtimi rus, iu dha një mesazh i ngjashëm.

“Moldavia është subjekt i përpjekjeve të vazhdueshme destabilizuese kundër demokracisë së saj,”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. 

“Por, ashtu si Ukraina, Moldavia ka ndërmarrë përpjekje të rëndësishme reformuese,”, tha ajo, duke sinjalizuar se bisedimet duhet të ecin përpara pasi të plotësohen kushtet e drejtësisë dhe të anti-korrupsionit.

Gjeorgjisë iu tha se duhet të emërohej zyrtarisht si një kandidat për t’u anëtarësuar, pasi të trajtojë mangësitë, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe mangësitë zgjedhore. 

Kjo nuk do të thotë se do të nisin së shpejti bisedimet e pranimit. Vendit do t’i duhet të pastrojë më shumë pengesa në rrugën e reformave, përpara se kjo të ndodhë.

Propozimet e komisionit, të përshkruara në raportet vjetore të progresit, kryesisht ofrojnë udhëzime teknike për të 27 vendet anëtare të BE-së, se sa flitet për përparimin që kanë bërë vendet në përafrimin e ligjeve dhe standardeve të tyre me ato të bllokut.

Udhëheqësit e BE-së pritet të vendosin nëse do t’i miratojnë këto rekomandime në një samit në Bruksel më 14-15 dhjetor. 

Nuk ka asnjë garanci se ata do të bien dakord unanimisht për ta bërë këtë. Hungaria dhe Sllovakia janë veçanërisht të ftohta për aspiratat e Ukrainës, për shembull.

Ballkani i dekurajuar endet në ujëra të turbullta

Megjithatë, lufta e Rusisë në Ukrainë e ka nxitur BE-në të hapë dyert e saj për anëtarët e rinj, ndoshta që nga viti 2030. Vendet e zhytura në konflikt ose që kanë dalë nga konflikti janë të etura për t’u bashkuar me BE-në.

Për 20 vjet, perspektiva e anëtarësimit në BE ka qenë një shtytës i fuqishëm i reformave pro-demokratike në vendet aspirante. Por vendet në Ballkan si: Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova, janë dekurajuar nga dështimi i bllokut për të përmbushur premtimet për anëtarësim.

Nga ana tjetër, disa aspirantë duket se po enden në ujëra të turbullta.

Bosnja mbetet e rrënuar nga ndarjet etnike që e bëjnë reformën një sfidë pothuajse të pamundur. Komisioni tha se duhet të fillojë bisedimet e anëtarësimit vetëm pasi të jetë bërë më shumë përparim. 

Ai shprehu shqetësim për sistemin e drejtësisë dhe dështimet e të drejtave të tjera në pjesën serbe të Bosnjës të vendit.

Serbia dhe Kosova refuzojnë të normalizojnë marrëdhëniet e tyre dhe qëndrojnë të fundit në vijën e BE-së. Pas një prej sulmeve më të rënda ndërkufitare në veri të Kosovës në vitet e fundit, udhëheqësit e tyre nuk mund të tolerojnë të jenë në të njëjtën dhomë bashkëbisedimi.

Në ditët përpara se të shpalleshin rekomandimet, von der Leyen vizitoi Ballkanin për të promovuar një plan të rritjes ekonomike që përmban 6 miliardë euro (6.4 miliardë dollarë) kredi të lira evropiane dhe mbështetje të tjera në këmbim të më shumë reformave.

Muajin e kaluar, një zyrtar i lartë i BE-së tha se disa vende të Ballkanit “vazhdojnë ta shohin veten në qendër të vëmendjes sonë dhe refuzojnë të pranojnë se në fakt është Ukraina në qendër të vëmendjes”. 

Zyrtari i lartë kërkoi anonimitetin për të folur sinqerisht për çështjen e ndjeshme politike.

Ai tha se konsensusi midis shumë zyrtarëve të BE-së që punojnë me Ukrainën është se Kievi “po demonstron gjithçka që na mungon në Ballkan: energji, përkushtim, entuziazëm”. 

Ai tha se raportet e komisionit për zgjerimin do të ishin “tregues objektiv i situatës”.

Ndërkohë, shpresat e Turqisë për t’u bashkuar kanë ngecur. Vendi filloi bisedimet e tij të anëtarësimit në BE në 2005, por ato janë ndalur në vitet e fundit. Raporti i progresit i Ankarasë ishte një lexim i zymtë, pavarësisht nga mbështetja e bllokut tek Turqia për të parandaluar ardhjen e emigrantëve në Evropë.

Komisioni vuri në dukje “mangësi serioze në funksionimin e institucioneve demokratike të Turqisë”. 

Ai tha se “rrëshqitja demokratike vazhdon”. Standardet e të drejtave të njeriut ranë dhe nuk u arrit asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit. Aapnews

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia kërkon fitoren ndaj Bylisit/Brdaric vlerëson kundërshtarin por shpreson tek marrja e tre pikëve

Në prag të sfidës së nesërme ku Vllaznia do të pres në “Loro Borici” ekipin…

6 hours ago

Subvencione për 2732 fermerë/Shimaj: Apel për 219 fermerë që nuk kanë sjellë dokumentacionet

Teksa ka përfunduar shqyrtimi i dokumentacionit dhe kontrollet në terren, në qarkun Shkodër po vijon…

6 hours ago

Sali Mani, rapsodi i lahutës dhe çiftelisë/Figura e spikatur e Malësisë u përkujtua me një dokumentar dhe libër

Figura e Artistit të Merituar Sali Mani, rapsodit të lahutës e çiftelisë, u përkujtua “in…

6 hours ago

Pedagogët e dalë në pension/Gjuraj: Mirënjohje për kontributin e tyre, hapësirë për pedagogë të rinj

5 Pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë dalë në pension duke shpëputur marrëdhëniet me këtë…

6 hours ago

Kampionati Kombëtar i Boksit/Vllaznia, Tirana, Teuta, Flamurtari, Studenti, pretendentë për titull

Ka nisur mbrëmjen e së premtes Kampionati Kombëtar i boksit për vititn 2024, aktivitet që…

6 hours ago

Arti i muraleve në Shkodër/Qytetarët: Vendosja e tyre do ta bëjë këtë zonë më tërheqëse

Pas restaurimit të fasadave të pallateve në lagjen “Partizani” në Shkodër, pak ditë më parë…

6 hours ago

This website uses cookies.