UKSH ripërtërin rrjetin në Pukë – Nga ndërhyrja përfitojnë banorët të zonës së Frigoriferit

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime e qarkut Shkodër realizoi një ndërhyrje në qytetin e Pukës. Grupet e punës bënë të mundur në zonën e “Frigoriferit” në afërsi të lagjes “Zezaj” , zëvendësimin e rrjetit të amortizuar të ujësjellësit.
Kjo situatë vijonte prej vitesh , ndërsa ishte një kërkesë e banorëve.
Në këtë mënyrë UKSH sh.a zëvendësoi tubacionin me një gjatësi 100 metër linear, u shpreh përgjegjësi i ujësjellësit në Pukë, Ermal Gjoni.
Sipas përgjegjësit Gjoni, ky tubacion shërben për furnizimin me ujë të pijshëm për një 20 banorë në zonën e “Frigoriferit”.
Në bashkinë Pukë janë 1820 abonentë që kanë kontrata me shoqërinë rajonale të ujësjellës kanalizime të qarkut Shkodë,r për të cilët tashmë kanë nisur ndërhyrjet për riparimin e defekteve dhe zëvendësimin e rrjeteve të amortizuara të furnizimit me ujë të pijshëm.
UKSH sh.a do të vijojë punën në gjithë zonat që mbulon në qarkun Shkodër me qëllim rritjen e cilësisë dhe sasisë së shërbimeve që ofrohen për qytetarët deri në zonat më të largëta