Categories: LajmeTelevizion

Uliks Gjonaj, instruktori që trajnon Forcat Specialet në SHBA: Kam stërvitur edhe komandot në ushtrinë shqiptare!

Instruktori shqiptar, Uliks Gjonaj i cili trajnon Forcat Speciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rrëfyer në emisionin e “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH 1 se si mëson amerikanët në fushën e sigurisë.

Jam i licencuar, jam i certifikuar prej tyre dhe jemi si familje. Elita botërore është në Amerikë dhe shoh dallimin mes Evropës dhe SHBA-ve. Nuk po flas për Izraelin sepse Amerika dhe Izraeli janë dy shtetet që janë më elitare si për trajnime dhe për inteligjencë”, u shpreh Gjonaj.  

Ai tregoi edhe se si kryhet programi për stërvitjen e grave për të bërë të mundur që ato të mbrohen nga sulmet e ndryshme.  

Është një program modern që ka të bëjë më tepër ku mësohet mënyra inteligjente. Femrat duhet ta sfidojnë veten sepse jeta nuk është siç ka qenë para 20 viteve. Kriminaliteti dhe rrezikshmëria është e lartë. Jo vetëm meshkujt por edhe femrat tani ballafaqohen me sulme të ndryshme. Ato duhet të dinë se si të neutralizojnë personin. Në momentin që sulmohet një femër është ose fatalitet, e rrezikshmëri e lartë, e mesme apo e ulët”, theksoi ai.

Gjonaj bëri të ditur se ai ka trajnuar edhe efektivë të Gardës së Republikës, si dhe njësitë komando të ushtrisë dhe policisë shqiptare.

“Kam pasur edhe të Gardës së Republikës. Kam pasur edhe të njësive komando të ushtrisë dhe policisë shqiptare”, nënvizoi Gjonaj.

Ai tregoi edhe se si kaloi nga mjekësia për në fushën e sigurisë në SHBA.

Është një rast që as unë nuk e di se si kalova nga mjekësia te fusha e sigurisë. Por takimet e shumta që kam pasur me policinë në Amerikë ma kanë ndryshuar mendimin. Ka qenë një shok që ka insistuar që unë të kaloj në fushën e sigurisë por tani kur takohemi thotë; nuk e kam ditur që do të arrish kaq shumë sepse do ta kishim marrë rrugëtimin bashkë”, tha Gjonaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

12 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

13 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

13 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

13 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

13 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

13 hours ago

This website uses cookies.