Uliksi shqiptar, shfaqet në Tiranë premiera e dokumentarit për aktorin Bekim Fehmiun

f0ed7fcf36214da9b3047b133535bc25

f0ed7fcf36214da9b3047b133535bc25

Bekim Fehmiu rikthehet në Tiranë, jo fizikisht por vepra e tij në film dokumentar ! U deshën vite punë, ngadalësuar nga pandemia e Covid 19, për të ardhur mbrëmjen e  21 shtatorit, në shfaqjen premierë të dokumentarit që përshkuan momente nga lindja deri te shuarja e aktorit shqiptar me famë botërore.

Dokumentari nis me rrëfimin e bashkëshortes Branka Petriç dhe momentin kur ai u gjet i pajetë në banesën e tij në Beograd. Si kutia e Pandorës, bashkëshortja e tij nxjerr një valixhe ku janë kyçur objekte nga filmat ikonë në të cilët ka marrë pjesë, shënime të vetë Bekim Fehmiut.

Për Bekim Fehmiun, djalin që lindi në një familje gjakovare në Sarajevë më 1 qershor të vitit 1936, e që fëmijërinë e kaloi nëpër rrugicat e lagjes Rus në Shkodër, flasin të afërm, bashkëjetues dhe kolegë të ndryshëm nga sheshet e xhirimit.

Por cili ishte pengu i Bekim Fehmiut, tregon skenaristi Fahri Musliu.

Ne jemi munduar të përmbledhim Bekimin në tonalitetet e tij por fatkeqësisht Bekimin e ka munduar gjithmonë që nuk ka mundur të luaj një rol shqip”, thotë skenaristi Fahri Musliu.

Për regjisorin Valmir Tertini asgjë nuk ishte e lehtë për xhirimin e një figure kaq komplekse

Dritëhijet e tij janë treguar dhe kulminacioni i tij qe ka pasur ne Hollywood”, thotë regjisori Valmir Tertini.

Dokumentari për Bekim Fehmiun pritet të jetë pjesë e festivaleve të ndryshëm prestigjiozë mbarëkombëtarë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.