Lajme

Ulja e çmimit të energjisë, Berisha: 10 lekë më shtrenjtë se në 2013-ën. Afera e Ramës me CEZ, më e madhja në histori

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar mbi vendimin e ERE për uljen me 1 lekë të çmimit të energjisë elektrike.

Berisha deklaroi se qeveria Rama e ka rritur me 10 lekë çmimin e energjisë, krahasuar me  vitin 2013.

Sipas kreut demokrat, në vitin 2023, në mënyrë paradoksale dhe antiligjore- sikurse thotë ai- Edi Rama ka marrë nga buxheti i shtetit, me akt normativ, 200 milionë euro mbështetje buxheti për KESH-in dhe 80 milionë hua.

Berisha argumenton se gjatë 10-vjeçarit, krahasuar me vitin 2013 e para, qytetarët shqiptarë paguan gjithsej rreth 900 milionë euro.

Ne ndërmorëm projektin e shndërrimit të Shqipërisë në superfuqi të vogël rajonale të energjisë së rinovueshme, me të cilën PS u tall rëndom kushedi sa herë.

Edi Rama, pas marrëveshjes së tij korruptive me CEZ-in, kompani e cila fatura zyrtare të njohura nga auditi ndërkombëtar, kishte borxhe ndaj shqiptarëve 630 milionë euro. Dëme të krijuara indirekt ishin 3.2 miliardë euro.

Edi Rama me famozin Fyle, iu kujtohet juve, la arbitrazhin, proces në të cilin ne kishim bindje absolute se e fitonim, dhe proces i cili do detyronte CEZ-in, të paktën ato me faturë, 630 milionë t’ia kthente shtetit shqiptar. Edi Rama jo vetëm i dorëzoi këto 630 milionë, por pagoi nga buxheti i shtetit edhe 100 milionë euro shtesë CEZ-it.

Afera e Edi Ramës me CEZ-in është një nga aferat më të mëdha në historinë e korrupsionit evropian. Pas kësaj marrëveshje famëzezë, Edi Rama rriti çmimin.

D.m.th fashon gjer në 300 euro e bëri 95 lekë, e rriti pra me rreth 20 e ca përqind dhe fashon tjetër e rriti me 118 lekë.

Me këtë rritje, Edi Rama plaçkiti shtresat në nevojë, që quhen ato që e merrnin me 77 lekë, me një shumë në vit prej 60 milionë eurosh dhe që në 10 vite bëhen 600 milionë euro”, deklaroi Berisha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

7 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

7 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

7 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

7 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

8 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

8 hours ago

This website uses cookies.