Ulja e çmimit të energjisë me 1 lek/ Bardhi: Mashtrim elektoral, çmimi më i shtrenjtë në rajon

Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të ulur çmimin e energjisë me 1 lekë për kilovat për familjet që konsumojnë deri në 700 kilovat.

Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Bardhi e konsideron këtë masë të marr si një tallje me shqiptarët, ndërsa argumentoi se pas rritjes së çmimit të energjisë me 30%, duke patur çmimin më të lartë në Rajon, sot e quajnë historike që e ul me 1 lek për kilovat.

Ndër të tjera Bardhi thotë se, “Në 10 vjet çmimi i energjisë është rritur nga 7.4 lekë në 9.5 lekë që Belinda Balluku të kishte më shumë të ardhura për të vjedhur me tendera dhe duke shitur më lirë e blerë më shtrenjtë energji jashtë Bursës së Energjisë, ndërkohë që sot thotë se është ditë historike që do bëjmë sikur ulim çmimin me 1 lek vetëm për 10 muaj sa të kalojmë zgjedhjet!”

Më tej ai shkruan se, “ulja e çmimit të energjisë nuk duhet të jetë masë vetëm për 10 muaj, masë për mashtrim elektoral, por një masë e përhershme veçanërisht për familjet në nevojë apo me të ardhura mesatare. Sot shqiptarët për shkak të abuzimeve të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në sektorin e energjisë paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë krahasuar me vendet që blejnë energji nga Shqipëria”.

Sipas Bardhit, në Kosovë çmimi mesatar i energjisë për konsumatorët familjar është 7 lekë për kilovat.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.