Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të ulur çmimin e energjisë me 1 lekë për kilovat për familjet që konsumojnë deri në 700 kilovat.
Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Bardhi e konsideron këtë masë të marr si një tallje me shqiptarët, ndërsa argumentoi se pas rritjes së çmimit të energjisë me 30%, duke patur çmimin më të lartë në Rajon, sot e quajnë historike që e ul me 1 lek për kilovat.
Ndër të tjera Bardhi thotë se, “Në 10 vjet çmimi i energjisë është rritur nga 7.4 lekë në 9.5 lekë që Belinda Balluku të kishte më shumë të ardhura për të vjedhur me tendera dhe duke shitur më lirë e blerë më shtrenjtë energji jashtë Bursës së Energjisë, ndërkohë që sot thotë se është ditë historike që do bëjmë sikur ulim çmimin me 1 lek vetëm për 10 muaj sa të kalojmë zgjedhjet!”
Më tej ai shkruan se, “ulja e çmimit të energjisë nuk duhet të jetë masë vetëm për 10 muaj, masë për mashtrim elektoral, por një masë e përhershme veçanërisht për familjet në nevojë apo me të ardhura mesatare. Sot shqiptarët për shkak të abuzimeve të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në sektorin e energjisë paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë krahasuar me vendet që blejnë energji nga Shqipëria”.
Sipas Bardhit, në Kosovë çmimi mesatar i energjisë për konsumatorët familjar është 7 lekë për kilovat.
Shqipëria është përzgjedhur për partneritet me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), një agjenci e…
Ditën e sotme moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu me…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot (8 janar) në Tiranë me Zëvendës Sekretarin…
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje akuzave se ulja e çmimit të energjisë elektrike…
Me një gol në çdo pjesë loje, Barcelona likuidon Bilbaon me një rezultat 2-0, edhe…
Gjatë orëve të vona të pasdites së djeshme , kryebashkiaku Benet Beci ka pritur zv.…
This website uses cookies.