Ulja e çmimit të energjisë, Rama publikon videon nga 2013-ta: Nxorëm vendin nga vrima e zezë

Rama publikon videon nga 2013

Një ditë pas vendimit të ERE për uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lekë, Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një video me anë të së cilës pasqyron transformimin epokal sikurse e ka konsideruar ai, të sektorit energjetik që nga 2013-ta.

Rama deklaron se Shqipëria ka qenë një vrimë e zezë në mes të Europës, por tashmë është një prej vendeve prodhuese më të mëdha të energjisë diellore në rajon, ndërsa premton kthimin e vendit në eksportuesin neto të energjisë brenda mandatit të katërt.

MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë të transformimit epokal në sektorin energjitik prej vitit 2013, kur Shqipëria ishte vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet e humbjet katastrofike të energjisë, radhët e gjata të gjysmës së popullit për të paguar faturat edhe për gjysmën që s’paguante, lëvizjet skandaloze të çmimit e zhurmat e gjeneratorëve nëpër rrugë, e deri sot kur jemi prodhuesit më të mëdhenj të energjisë diellore në rajon, kemi shërbime të digjitalizuara e një volum investimesh në vazhdim që do të na japin pavarësinë e plotë energjetike brenda mandatit të katërt, ndërkohë që kemi vendosur uljen e parë në 35 vjet të çmimit për konsumatorët familjarë, nga e cila përfitojnë mbi 1 milionë abonentë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.