Ulja e çmimit të energjisë elektrike me 1 lek në 8.5 lekë për kilovat-orë për konsumatorët familjarë, për kryeministrin Edi Rama është cilësuar një vendim historik.
Kreu i qeverisë, në fjalën e tij pas vendimit të ERE-s, tha se rritja e konsumit dhe e të ardhurave çuan në vendimin për uljen e çmimit.
Rama deklaroi synimin e qeverisë për kthimin e Shqipërisë në eksportues neto të energjisë brenda mandatit të katërt.
“Na mbush me krenari po të marrim parasysh nga ku e kemi ngjitur rritjen dhe po të marrim parasysh se ulja e çmimit të energjisë elektrike është në kundër tendencë të plotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë ku çmimet e energjisë elektrike janë rritur dhe janë të kërcënuara nga rritje të tjera. Kjo është një masë më shumë se e mirëmenduar, e diskutuar gjerësisht në të gjitha nivelet, ekspertizë të brendshme dhe ndërkombëtare, e bazuar në projeksionet e planit strategjik për sovranitetin e plotë energjetik dhe kthimin e Shqipërisë në eksportues neto të energjisë brenda mandatit të 4.
Duke pasur parasysh dhe parimin e shpallur të qeverisë sonë për të ndarë me qytetarët frytet e reformave të dhimbshme, të përpjekjeve shumë të mundimshme dhe të një rritje ekonomike që për 2025-ën e parashohim në harkun e 4%, që është shifër shumë domethënëse.
Shqipëria sot, falë politikës sonë në fushën e energjisë, masave komplese të marra, qoftë me shtrëngimin e një hapësire të shqyer që gjetëm kur gjysma nuk e paguante apo e vidhte dhe pjesa tjetër paguante dhe për gjysmën tjetër, është e para në rajon për vetëprodhimoin e energjisë solare, me distancë nga i dyti, sot Shqipëria prodhon 196 megavat energji elektrike nga subjektet private, familjarë apo biznese. Në vendin e dytë është Serbia me ¼ e prodhimit të Shqipërisë, pastaj Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia janë në një tjetër grup”, deklaroi Rama.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, theksoi se që nga viti 2015, Shqipëria ka kaluar nga përdorimi i fashave të çmimit në një tarifë të unifikuar për energjinë elektrike prej 9.5 lekë për kilovat.
Balluku theksoi gjithashtu diversifikimin e burimeve të energjisë si dhe nënvizoi se Shqipëria nuk ka si synim vetëm të përmbushë kërkesat e brendshme për energji, por edhe të bëhet eksportuese e energjisë neto deri në vitin 2029.
“Nga 2015 nuk pati më fasha por u vendosur çmim i unifikuar 9.5 lekë kilovati. Me diversifikimin energjisë së rinovueshme pas 2019 dhe synojmë të vijojmë të jemi kampion të Ballkanit për prodhimin e energjisë së rivnovueshme. Parku fotovoltaik dhe energjia eolike janë mënyra që po përdoren në Shqipëri për diversifikimin e energjisë së rinovueshme. Pavarësia energjetike është e rëndësishme dhe nuk synojmë vetëm përmbushjen e kërkesave të tregut por dhe të bëheni eksportues të energjisë neto deri në 2029. Çmimi ulet për shkak të performacës së sektorit të energjisë në radhë të parë”, tha Balluku.
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) miratoi uljen e çmimit të energjisë elektrike, i cili do të hyjë në fuqi më 1 shkurt 2025. Çmimi për kilovat do të ulet me 1 lek, duke kaluar nga 9.5 lekë për kilovat në 8.5 lekë për kilovat.
Ky çmim i ri do të jetë i vlefshëm për konsumin deri në 700 kilovat, ndërsa mbi këtë kufi, çmimi do të mbetet 9.5 lekë për kilovat. Ky vendim do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2025.
Ulja e çmimit të energjisë elektrike është vetëm për konsumatorët familjarë dhe jo për bizneset dhe institucionet. Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë, pa TVSH deri në 700 kilovat ose 11.4 lekë, me TVSH.
Ndeshjet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19 do të…
Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk do të udhëtojë drejt Uashingtonit më 20 janar për inaugurimin…
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se armëpushimi dhe marrëveshja për lirimin e…
Zjarret e fuqishme që kanë shpërthyer në Los Anxhelosit kanë shkaktuar shkatërrim të gjerë, duke…
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim në New York…
This website uses cookies.